Zoja arbërore që ndryshoi Rusinë (Moskovin)

Zoja arbërore që ndryshoi Rusinë (Moskovin)

ZOE PALEOLOGU Nga Prof.Dr. Abdulla Mehmeti, Tetovë – Shkurt 2022 Zoje Paleologu, e njohur edhe si princesha Sofia, lindi rreth vitit 1448, nga i ati Thoma Paleologu prej Konstandinie, despot i Moresë (1409-1465), nga e ëma Katarina Zaharia, një fisnike prej Korfuzi (1411-1462). Zoje, apo princesha Sofia, vdiq më 7 prill 1503 në Moskë, nga shkaqe dhe në rrethana të panjohura. Ajo u martua me Gjon Vasilin e Rusisë (Ivan III Vasilyevich, 1440-1505) më 12 nëntor 1472, në Moskë. Kjo ishte një martesë e imponuar nga Papa i Romës për interesa strategjike fetare, pas dy përpjekjeve të dështuara të mëparshme për martesën e Zojës me personalitete të tjerë. Zoje lindi në një familje princërish të njohur, me tradita fetare ortodokse, por më vonë ajo u...