Zjarri shumë pranë Llogarasë/Dredha: Dy helikopterë nga ajri dhe 60 forca në terren

Zjarri shumë pranë Llogarasë/Dredha: Dy helikopterë nga ajri dhe 60 forca në terren

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka folur ditën e sotme për situatën e zjarrit të rrezikshëm, që ka përfshirë zonën e Dukatit në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Ai deklaroi për mediat nga fshati Dukat, se situata është kritike dhe theksoi se hyrja me forca njerëzore në pjesën e malit është shumë e vështirë, ndaj u kërkua ndihma e Ministrinë së Mbrojtjes me dy helikopterë që tashmë janë përfshirë në aksion. Sipas tij, zjarri është ende në monitorim dhe aktualisht në terren ndodhen rreth 60 forca, mes tyre 36 trupa të ushtrisë, që po përpiqen të frenojnë përparimin e...