Zjarri sërish kërcënon Lezhën, flakët përhapen me shpejtësi në zonën e Shënkollit

Zjarri sërish kërcënon Lezhën, flakët përhapen me shpejtësi në zonën e Shënkollit

Një tjetër vatër zjarri është shënuar këtë pasdite në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen në terren. Në ndihmë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Pavarësisht se flakët janë shumë pranë zonës së banuar, aktualisht nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë për banesat. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv