Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Zjarri rrezikon përhapjen në Memoraq dhe Navaricë, banorët apelojnë për ndihmë – VIDEO
Dita e tretë: Zjarri në Dhivër rrezikon përhapjen në Memoraq dhe Navaricë Një zjarr i fuqishëm ka rrezikuar seriozisht disa fshatra të bashkisë Finiq, ku ndërhyrja intensive gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse dhe efektivët e Forcave të Armatosura ka qenë vendimtare për të frenuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Qëllimi kryesor i operacionit ishte mbrojtja e jetës dhe pronës së banorëve. Për shkak të përkeqësimit të situatës, mbrëmjen e djeshme u mor vendimi për evakuimin e banorëve të fshatit Dhivër si një masë sigurie. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz. Në ndihmë të operacionit janë angazhuar edhe autobotë dhe personel nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime Sarandë, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit ka mbërritur...