Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri rrezikon banorët në Sasaj të Himarës, Balluku: Nuk kanë dëshirë të evakuohen
Mbrëmjen e djeshme zjarri ka rrezikuar banesat dhe jetët e njerëzve në fshatin Sasaj të Himarës. Pas mesnate zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në vendngjarje, ku deklaroi se po punohet për menaxhimin e situatës së krijuar nga flakët e zjarrit që po vijon ende. Së bashku me kryebashkiakun Vangjel Tavo, Balluku u shpreh se janë kërkuar disa forca për të ndihmuar në evakuimin e banorëve, të cilët sipas saj nuk kanë dëshirë të largohen nga pronat e tyre. “Janë rreth 30 banorë që jetojnë në zonë. Banesa janë më shumë. Janë të gjitha forcat e...