Zjarri ‘përpiu’ Himarën, kryebashkiaku Tavo: Vumë në dispozicion palestrën e shkollës për evakuime, por…
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo, në një intervistë në Klan News foli për situatën aspak të lehtë që kaloi Himara, teksa u “pushtua” nga flakët disa ditë më parë. Tavo u shpreh se zjarri u përhap tepër shpejt, duke thënë se janë djegur banesa të banuara e të pabanura, si dhe ullinj shumëvjeçar. “Gjithçka nisi të premten në darkë, rreth orës 8 pa 20 minuta kur ka rënë zjarr në kodrat e qytetit, mbi lagjen 1 maji, një kodër, që është mbjellë me ullinj shumëvjeçar. Vatra e vogël e flakëve u zgjerua shumë. Menjëherë në vendngjarje shkuan zjarrfikëset, por terreni ishte i vështirë dhe nuk mund të ndërhyhej menjëherë në vatrën fillestare të zjarrit. Flakët u përhapën shpejt dhe nisi të zbresë drejt lagjes 1...
Burimi:
javanews.al