Zjarri përfshiu sipërfaqe pyjore në Finiq, vatra aktualisht në kontroll nga zjarrfikësit

Zjarri përfshiu sipërfaqe pyjore në Finiq, vatra aktualisht në kontroll nga zjarrfikësit

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive. Vatrat aktive sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq. Vatra e zjarrit është aktivizuar në një sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale. Ndërsa pas ndërhyrjeve të ekipeve zjarrfikëse zjarret janë shuar në këto zona -Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale. – Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar. – Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca. -Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete...