Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, vihet në pranga autori në Kavajë
Një 47-vjeçar është vënë në pranga, pasi ndezi zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore në Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit në fshatin Kryeluzaj. “Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri. Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit G....