Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri përfshin zonën e Zvërnecit, era e fortë favorizon flakët, rrezikohen dy hotele
Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pisha, duke shkrumbuar zonën e fshatit të Zvërnecit. Fillimisht zjarri ka renë anës rrugës, por era e fortë ka bërë që zjarri te përparoj më shpejtësi dhe si pasojë janë djeguar dhjetëra pisha si dhe duke rrezikuar dy hotele që ndodhen në këtë zonë. Gjithashtu forca zjarrëfikse si dhe banorë janë në terren për izolim e flakëve dhe shuarjen e tyre, por era e fortë vështirëson punën e zjarrëfikseve.