Zjarri përfshin malin e Moravës/ Digjen sipërfaqe me shkurre, shoqërohet një person për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri përfshin malin e Moravës/ Digjen sipërfaqe me shkurre, shoqërohet një person për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri përfshin një sipërfaqe në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës. Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre por në afërsi ndodhet pylli dhe ka depërtuar edhe brenda tij. Sipas informacioneve, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat. Personi i shoqëruar dyshohet se e ka rast të përsëritur zjarrvënien, ndërsa mund të jetë me probleme të shëndetit mendor. Forcat zjarrfikëse do të kthehen e më pas do të ndërhyjnë ditën e nesërme prej mëngjesit për të izoluar flakët e për të fikur zjarrin totalisht.
Burimi: Sot.com.al