Zjarri përfshin malin e Manatisë, flakët i afrohen banesave në Lezhë
foto nga zjarri LEZHË- Vijon prej orësh beteja me flakët në malin e Manatisë ku zjarri është përhapur në pjesën jugore të malit dhe po avancon në drejtim të zonave të banuara. Vatra u shfaq mbrëmjen e 1 tetorit pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot ndërsa pas një periudhe ndërprerjeje zjarri është riaktivizuar. Përhapjen e flakëve e ka favorizuar era e fortë, ndërsa terreni i mbuluar me shkurre dhe bimësi e vështirëson ndërhyrjen e forcave në tokë. Në zonën pranë banesave janë vendosur forca zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë të cilët po punojnë për të penguar afrimin e flakëve dhe për të mbrojtur banesat. Ndërhyrja po kryhet paralelisht nga toka dhe ajri. Dy helikopterë janë angazhuar në operacion duke ndërhyrë në zonat ku vijojnë të jenë aktive...
Burimi:
zeri.ai