Zjarri përfshin kodrën në Llaman të Himarës, ndërhyn helikopteri

Zjarri përfshin kodrën në Llaman të Himarës, ndërhyn helikopteri

Flakët kanë përfshirë kodrën mbi zonën e Llamanit në Himarë, duke shkaktuar shqetësim tek pushuesit dhe banorët përreth. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Himarës dhe Dhërmiut, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me helikopter të Emergjencave Civile. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, ndërsa tymi i dendur është përhapur mbi zonat bregdetare, duke krijuar ndjesi ankthi te turistët që ndodhen pranë plazhit. Autoritetet vijojnë punën për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve, ndërkohë që apelojnë për kujdes maksimal në zonat pyjore gjatë temperaturave të larta të verës.
Burimi: Javanews.al