Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në tregun sezonal në Durrës, PL: Ishte jashtë kushteve të sigurisë, Prokuroria të hetojë zyrtarët që shkelën ligjin
Dështim i shtetit dhe braktisje e qytetarëve nga institucionet që duhet t’u garantojnë pronën dhe sigurinë publike. Kështu e cilëson Partia e Lirisë shkak-pasojën e asaj që ndodhi të dielën në tregun sezonal industrial në lagjen nr. 3, Plazh, në Durrës, ku u dëmtuan nga zjarri të paktën 35 stenda tregtarësh. Ishte anëtarja e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, ajo që me një deklaratë denoncoi sot braktisjen e qytetarëve nga institucionet. Për PL, ky zjarr nuk është aksidental, por produkt i një propagande shtetërore. “Tregu i Durrësit nuk plotësonte kushtet minimale të sigurisë teknike, kjo është pohuar edhe nga...