Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në tregun industrial në Durrës, Policia: Nga një shkëndijë elektrike
Policia e Durrësit dyshon se shkak i zjarrit në tregun industrial në Durrës është një shkëndijë elektrike në çatinë e njërit prej dyqaneve. Më pas, flakët janë përhapur si pasojë e erës. “Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në çatinë e njërit prej dyqaneve, dhe është përhapur si pasojë e erës. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me këtë rast”, njoftoi policia. Zjarri në tregun sezonal shkrumboi mbi 20 dyqane dhe rrezikoi banesat që ndodheshin aty afër. Flakët...