Zjarri në Shkopet përhapet me shpejtësi! Flakët afrohen rrezikshëm drejt Mirditës

Zjarri në Shkopet përhapet me shpejtësi! Flakët afrohen rrezikshëm drejt Mirditës

Zjarri i fuqishëm që nisi dy ditë më parë në zonën e Shkopetit në Lezhë ka avancuar në drejtim të territorit të Bashkisë Mirditë, duke u afruar rreth 2 kilometra nga fshati Lurth. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, thotë se për shkak të erës së fortë, flakët po përhapen me shpejtësi, duke e bërë situatën problematike. Në terren janë angazhuar forcat pyjore, grupet e zjarrfikësve dhe ato të Emergjencave Civile. Gjithashtu, në operacion janë përfshirë forcat zjarrfikëse të Matit, të Mirditës, si dhe trupa të ushtrisë. Pas koordinimit me institucionin e Prefektit, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter...
Burimi: Sot.com.al