Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarri në Shkopet del jashtë kontrollit, flakët mbi digën e HEC-it dhe afër banesave
Një zjarr masiv ka përfshirë luginën e Shkopetit, duke djegur disa hektarë pyje me pishë të zezë dhe duke përhapur panik mes banorëve. Flakët janë aktivizuar që pasditen e së shtunës dhe kanë vazhduar përgjatë gjithë së dielës, pa u neutralizuar. Në orët e mbrëmjes, flakët u përhapën sërish, duke kaluar në anën tjetër të malit, mbi digën e hidrocentralit të Shkopetit dhe në afërsi të disa banesave, duke rrezikuar jo vetëm natyrën, por edhe jetën e banorëve. Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa zjarri ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll. Ndërkohë nën pushtetin e flakëve vijon të jetë...