Zjarri në Radostinë e Frakull, qindra hektarë të djegur, banorët humbin ullishtet në prodhim
Zjarri i rënë dje në mesditë në Radostinë mbërriti deri në Frakull, duke lënë pas qindra hektarë tokë të djegur. Mes sipërfaqeve të shkrumbuara janë edhe ullishte në prodhim, shkurre, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një punishte druri. Zjarri që përfshiu kodrat e Radostinës në Fier ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke djegur sipërfaqe të mëdha toke, kryesisht shkurre dhe ullishte. Flakët kanë përfshirë zonat e Radostinës, kodrat e Levanit dhe Peshanit të Vogël, ndërsa më pas janë shtrirë edhe drejt Frakullës. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ullishtet e banorëve, ku shumë prej pemëve ishin në prodhim. Banorët thonë se humbja është e konsiderueshme dhe se dëmi ekonomik për familjet e tyre është i madh. Ata shprehen gjithashtu pesimistë për mundësinë e dëmshpërblimit...
Burimi:
syri.net