Zjarri në pyllin e Drenovës nuk neutralizohet as me ndërhyrjen nga ajri, flakët shkrumbojnë qindra pemë

Zjarri në pyllin e Drenovës nuk neutralizohet as me ndërhyrjen nga ajri, flakët shkrumbojnë qindra pemë

Zjarri në masivin pyjor të Drenovës vijon të jetë ende aktiv, edhe pas ndërhyrjes me ajri me helikopter. 25 forca zjarrfikëse dhe 20 forca bashkiake janë duke punuar për neutralizimin e flakëve me mjete rrethanore, ndërsa tre mjetet zjarrfikëse nuk po mund të operojnë për shkak të terrenit të vështirë dhe të thyer kodrinor. Burimet nga vendngjarja pohojnë se pavarësisht se intensiteti i flakëve po ulet, situata mbetet ende shqetësuese. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv