Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarri në parkun kombëtar të Prespës, 75 forca ndërhyjnë për neutralizimin e flakëve
Rreth 75 forca të ndara në tre grupe, nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Pustec, punonjës të shërbimeve publike, stafi i agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura, ushtrise dhe policisë, kanë filluar që në orën 5:00 ndërhyrjen e organizuar nga drejtuesi i operacionit për izolimin dhe neutralizimin e sipërfaqes së prekur nga zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës. Në një pasqyrim të situatës së zjarreve në qarkun e Korçës, prefekti Nertil Jole bëri të ditur se vijon puna për vënien në kontroll të flakëve. “Terreni i sipërfaqes ku ka prezencë të vatrave të zjarrit është shumë i thepisur dhe krijon vështirësi,...