Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Zjarri në Parkun e Prespës, kryebashkiaku i Pustecit: Terren i vështirë
Një vatër zjarri që përfshiu një pjesë me bimësi të ulët në territorin e Parkut Kombëtar të Prespës në Pustec vazhdon të mbetet aktive për shkak të terrenit të thepisur dhe mungesës së rrugëve kaluese. Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, tha se ndërhyrja ka qenë e menjëhershme që në momentin e parë të sinjalizimit, por thatësira dhe kushtet atmosferike kanë favorizuar përhapjen e flakëve. “Në terren kanë qenë zjarrfikësit e bashkisë sonë, ata të Pogradecit, punonjës të shërbimeve publike dhe zona e mbrojtur. Jemi në koordinim për të vijuar ndërhyrjen në orët e para të mëngjesit, pasi specialistët vlerësojnë...