Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës
Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e sotme në Malësi të Madhe, ku disa vatra zjarri kanë shpërthyer në pak minuta në zonat e Rrëzës, Veshtit, Delajt dhe fshatit Jeran, në njësinë administrative Kastrat. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, një mjet zjarrfikës është përfshirë nga zjarri dhe është djegur. Pavarësisht vështirësive në terren, zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë vatrat e zjarrit që u përhapën me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Forca të shumta dhe disa mjete zjarrfikëse janë angazhuar njëkohësisht në zonat e prekura, me ndërhyrjen më të...