Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri në landfillin e Elbasanit, qytetarët protestë përpara Prokurorisë: Ajri është ndotur prej 4 ditësh
Një grup i vogël qytetarësh protestuan sot në Elbasan kundër ndotjes së rëndë të ajrit, që prej katër ditësh ka mbuluar qytetin si pasojë e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Protesta u zhvillua para Prokurorisë së Elbasanit, me pjesëmarrje modeste – jo më shumë se 10 persona, pavarësisht paralajmërimeve në rrjetet sociale për mobilizim më të madh. Qytetarët ngritën akuza për neglizhencë institucionale, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur ndotjen, si dhe hetim penal për përgjegjësit që kanë lejuar këtë situatë alarmante për shëndetin publik.