Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në landfillin e Elbasanit, qytetarët protestë para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit: Fëmijët s’kanë ajër
Për djegien e mbetjeve në Elbasan dhe ndotjen e banorëve, aktivistët dhe qytetarë protestuan para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Me pankarta në duar ‘Fëmijët s’kanë ajër, zyrtarët s’kanë turp’ ‘Ministria e tymit dhe e ndotje’, ata kërkojnë përgjegjësi për katastrofrën mjedisore dhe mosmarrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e banorëve nga tymi që vijon të çlirohet në Elbasan dhe zonat përreth. Fusha e mbetjeve në Elbasan po digjet prej tre ditësh, teksa më herët edhe fusha e mbetjeve në Vlorë është djegur disa herë rradhazi, duke shkaktuar ndotje të madhe të këtyre qyteteve.