Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në landfill, Policia e Elbasanit: Po hetohet bashkë me Prokurorinë për shkaqet, rrethanat dhe përgjegjësit!
Policia e Elbasanit reagon për herë të parë për zjarrin e rënë dje (1 korrik) në landfillin e mbetjeve urbane në periferi. Zyra Kundër Krimeve në Komisariat ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, rrethanave dhe përgjegjësve nëse është zjarrvënie e qëllimshme. Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria e Rrethit. “Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë...