Zjarri në kodrat e Pilurit, rrezikohet edhe zona e Porto Palermos

Zjarri në kodrat e Pilurit, rrezikohet edhe zona e Porto Palermos

Një zjarr masiv vijon të përfshijë zonën me shkurre dhe pemë të fshatit Pilur, në Bashkinë e Himarës dhe pavarësisht përpjekjeve nga toka dhe ajri, flakët nuk janë izoluar. Sipas informacioneve, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë vënien nën kontroll të vatrave. Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve dhe punonjësit e bashkisë kanë punuar pa ndërprerje për të mbajtur flakët larg zonave të banuara. Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, drejtimi i zjarrit ka ndryshuar dhe po përparon në drejtim të Porto Palermos.
Burimi: Sot.com.al