Zjarri në Kodër Krastë, situata bëhet alarmante

Zjarri në Kodër Krastë, situata bëhet alarmante

Zjarri në zonën e Kodër Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit, është përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet dhe ka marrë përmasa alarmante. Brenda pak orësh, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor me pisha duke rrezikuar rëndë ekosistemin e parkut të gjelbër. Terreni i thyer, temperaturat e larta dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër situatën.Banorëve u bëhet thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë për përballimin e emergjencës.    
Burimi: Kohajone.com