Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri në Kakavijë djeg banesat, banorët strehohen në Janinë, Kardhiqi ende në flakë
Banorët e fshatit Kakavijë, të cilëve u janë djegur banesat nga zjarri i përmasave të mëdha, janë larguar drejt qytetit të Janinës, ku janë strehuar pranë familjarëve të tyre. Në operacionin për shuarjen e flakëve në këtë zonë morën pjesë katër helikopterë, ndërsa aktualisht situata është nën kontroll. Ndërkohë, vatra e zjarrit në Kardhiq mbetet aktive, por nuk paraqet rrezik për banesat, pasi po përhapet drejt një zone të pyllëzuar. Autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimet, ndërsa operacionet e fikjes vijojnë në terren.