Zjarri në Himarë, Zhupa akuza Qeverisë: 130 milionë euro tendera në vit, por shërbimi zjarrfikës katastrofë! Të dëmshpërblehen banorët
Në një reagim për situatën e rëndë të zjarreve në Himarë, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzon Bashkinë e Himarës për mungesë vullneti politik në përdorimin e fondeve publike për mbrojtjen e qytetarëve. Zhupa thekson se, pavarësisht buxhetit të lartë të bashkisë dhe tenderave që, sipas saj, këtë vit kapin mbi 130 milionë euro, shërbimi zjarrfikës vijon të mos ketë kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje të menjëhershme. Ajo kërkon që Bashkia e Himarës të krijojë urgjentisht një fond të posaçëm dëmshpërblimi për banorët e prekur nga zjarri, duke argumentuar se paratë publike duhet të shërbejnë për qytetarët dhe jo për fasada e projekte dytësore. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: “Zjarri në Himarë nxori në pah një të vërtetë që nuk mund të fshihet...
Burimi:
javanews.al