Zjarri në Himarë, nënkryetari i Bashkisë: Evakuuam 30 persona, dëmet janë të konsiderueshme

Zjarri në Himarë, nënkryetari i Bashkisë: Evakuuam 30 persona, dëmet janë të konsiderueshme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu mbrëmjen e së premtes një zonë në Himarë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ullishtet e zonës. Flakët nisën rreth orës 20:30 dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë. Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria tha se situata u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe mbështetjes së bashkive përreth. “Zjarri nisi dje rreth orës 20:30 dhe, për shkak të erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe. Falë angazhimit të forcave zjarrfikëse në terren, ndërhyrjes së Bashkisë Himarë, por edhe mbështetjes së bashkive të tjera përreth, u bë e mundur vendosja e zjarrit nën kontroll”, deklaroi Gjikuria. Sipas tij, operacioni gjatë natës u vështirësua ndjeshëm për shkak të errësirës...