Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Zjarri në fshatin Hoshtimë të Vlorës është përkeqësuar, pasi po favorizohet nga era e fortë dhe po avancon në zona të tjera të pyllëzuara. Ndërhyrja e zjarrfikësve nga toka është bërë shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer, çka ka detyruar autoritetet të aktivizojnë ndërhyrjen nga ajri me helikopter. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por situata mbetet kritike dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile.
Burimi: Opinion.al