Zjarri në fshatin Borjen të Kukësit, era e fortë rrezikon banesat
foto nga zjarri KUKËS- Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të diele në fshatin Borje, në njësinë administrative Shishtavec të Kukësit, duke përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me dëllinja. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, ndërsa banorët e zonës janë angazhuar menjëherë në përpjekjet për të frenuar avancimin e tyre deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse. Ndërkohë, automjeti zjarrfikës i Kukësit është nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë në izolimin e vatrës dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në zona të tjera. Sipas banorëve, shqetësimi kryesor mbetet afrimi i flakëve pranë banesave, pasi kushtet atmosferike po e bëjnë më të vështirë kontrollin e situatës. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa situata mbetet nën monitorim./ZËRI
Burimi:
zeri.ai