Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri në Dukat të Vlorës vazhdon për të pestën ditë, flakët afrohen rrezikshëm pranë Parkut Kombëtar të Llogorasë
Zjarri që ka përfshirë malin “Shën Gjergji” në Dukat të Vlorës vijon të digjet për të pestën ditë radhazi, pas riaktivizimit të vatrave. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe këtë të mërkurë i janë afruar ndjeshëm Parkut Kombëtar të Llogorasë, duke krijuar një kërcënim serioz për ekosistemin dhe hapësirën e mbrojtur. Në vendngjarje ndodhen aktualisht 80 forca ushtarake dhe 32 të tjera nga bashkia e Vlorës, të cilat po luftojnë me zjarrin në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm. Dy helikopterë janë angazhuar gjithashtu në operacion, duke marrë ujë në Orikum dhe duke e hedhur në majën e malit...