Zjarri në Delvinë, Vengu mes banorëve në Palavli: Do ju njoftojmë që të riktheheni, bëni pak durim

Zjarri në Delvinë, Vengu mes banorëve në Palavli: Do ju njoftojmë që të riktheheni, bëni pak durim

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në terren në fshatrat e Delvinës, të cilat janë përfshirë nga flakët, ndërsa është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve. Vengu ka folur me banorët e fshatit Palavli, duke u thënë se po monitorohet situata dhe se janë në gatishmëri për çdo situatë. Ai është parë edhe duke i thënë një banori se pasi të verifikohen shtëpitë që nuk kanë vatra zjarri, do t’i njoftojnë që të rikthehen. “Do verifikojmë a janë të sigurta banesat, nga momenti që i kemi verifikuara të gjitha që nuk ka vatra të vogla dhe të fshehura do ju...