Zjarri apokaliptik në Himarë/ Beleri: Bashkia me dy zjarrfikëse, paratë shkojnë për festivale

Zjarri apokaliptik në Himarë/ Beleri: Bashkia me dy zjarrfikëse, paratë shkojnë për festivale

Situata apokaliptike që përfshiu Himarën gjatë fundjavës, ku zjarret masive shkaktuan dëme kolosale në natyrë dhe ekonomi, reagimi i shtetit la shumë për të dëshiruar, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi menaxhimin e buxheteve nga bashkia. Në një intervistë për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, eurodeputeti Fredi Beleri hodhi akuza drejt qeverisë qendrore dhe asaj vendore, ku tha se mungesa e theksuar e mjeteve mbrojtëse është e pafalshme për një bashki që gjeneron të ardhura marramendëse nga turizmi. Sipas tij, Himara ka pasur në dispozicion vetëm dy makina zjarrfikëse, njëra prej të cilave madje pa ujë, në një kohë kur paratë shpenzohen për festivale dhe argëtime, duke lënë në harresë sigurinë bazë të qytetarëve. Kritika të forta Belei pati dhe ndaj Kryeministrit Edi Rama, nga...