Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarrfikësit në luftë me flakët! Vijon ende zjarri në Sasaj, aktive disa vatra në Himarë
Vijojnë të digjen disa fshatra të bashkisë së Himarës. Zjarrfikësit po përballen me një vatër e madhe zjarri mbi fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një vatër në Shën Vasil. Gjatë gjithë natës ka qenë një situatë e rënduar në këto zona për shkak të erës e cila favorizonte zjarrin që të zbriste drejt zonave të banuara. Mbrëmjen e djeshme janë evakuuar banorët e fshatit Sasaj, ku 50 banorë kanë qëndruar në qendër të fshatit pasi flakët janë afruar drejt banesave të tyre. Ndërkohë që zjarri i ardhur nga zona që lidh fshatrat e Delvinës me ato të Himarës...