Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarrfikësit i falenderohen motit! Reshjet shuajnë zjarret, mbetet vetëm një vatër në Skrapar
Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në territorin e Shqipërisë është përmirësuar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, falë reshjeve të shiut që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Aktualisht, vetëm një vatër zjarri mbetet aktive në fshatin Spatharë, njësia administrative Vëndreshë, bashkia Skrapar, ndërsa të gjitha vatrat e tjera janë shuar. Zjarret e shuara dhe dëmet përkatëse: Plan i Bardhë & Mali i Allushit, Klos: u dogjën 120 ha, ndërsa 350 ha të tjera u përfshinë nga flakët. Zall Gjoçaj, Derjan, Mat: 20 ha të djegura, 499 ha të përshkuara. Gur i Bardhë, Xibër, Klos:...