Zjarret pushtojnë vendin/ Kreu i Emergjencave Civile: Ja zonat më të rrezikshme

Zjarret pushtojnë vendin/ Kreu i Emergjencave Civile: Ja zonat më të rrezikshme

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve në vend, duke veçuar disa prej vatrave më shqetësuese të regjistruara gjatë natës. Sipas Çakos, situata më problematike është paraqitur në zonën e Shkodrës, ndërsa vatra të tjera shqetësuese janë raportuar në Ungrej të Lezhës dhe në Burrel. Krahas këtyre zonave, gjatë natës janë regjistruar zjarre të shumta edhe në qytete të tjera dhe në zona rurale. Çako theksoi se ndryshimi i drejtimit të erës favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e bërë njëkohësisht më të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka. “Me ndryshimin e drejtimit të erës zjarri merr përmasa në një kohë shumë të shpejtë dhe e vështirëson ndërhyrjen nga toka”, deklaroi Çako për News24. Kreu i Emergjencave Civile...