Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin! Zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë, shkak përmasat shumë të mëdha të flakëve
Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit ku siç shihet dhe nga pamjet zjarret e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta po djegin me qindra hektar pyje me pisha dhe kullota, por jo vetëm. Zjarret janë ofruar deri tek bizneset duke i rrezikuar ato. Zjarret kanë sjellë probleme serioze edhe për kalimin e automjeteve se dhe tymi ka mbuluar të gjithë zonën e Bulqizës. Për shuarje e zjarrit janë angazhuar dhjetëra zjarrfikësish, por e kanë të pamundur ndërhyrjen, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, ndërkohë në ndihmë...