Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarret në vend, dy vatra mbeten ende aktive
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra zjarri, 5 prej të cilave janë shuar, ndërkohë që dy janë ende aktive. Kështu vijon të jetë aktive vatra e zjarrit, në vendin e quajtur Vumlo në afërsi të fshatit Kudhës dhe ajo në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës. Janë fikur vatrat në fshatin Ndërfan, në zonën e Astirit, në lagjen “Ish-Fidanishtja” bashkia Vlorë, në fshatin Amonicë, në fshatin Shijon.