Zjarret në Lurë, ministri Vengu shkon në Dibër: Zonat e banuara jashtë rrezikut, por na presin ditë të vështira

Zjarret në Lurë, ministri Vengu shkon në Dibër: Zonat e banuara jashtë rrezikut, por na presin ditë të vështira

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një mbledhje urgjente në Prefekturën e Dibrës në lidhje me zjarret që kanë përfshirë Parkun Kombëtar të Lurës prej 2 javësh. Ai kërkoi forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes të gjitha strukturave të përfshira dhe theksoi domosdoshmërinë që të përgatiten të gjitha materialet dhe mjetet e nevojshme për ndërhyrje efektive në terren. Ai urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm koordinimi, i cili do të punojë me ekipe të ndara dhe turne, për të garantuar menaxhimin sa më të mirë të situatës emergjente deri në shuarjen e plotë të flakëve. Situata tashmë është më...
Burimi: Kohajone.com