Zjarret në Lezhë dogjën banesa në Kalivaç dhe Zimaj, kryebashkiaku Ndreu: Situata po vihet nën kontroll!
Zjarri i rënë në zonën e Kalivaçit, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës, është përhapur me shpejtësi edhe në fshatin fqinj Zimaj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët kanë përfshirë disa banesa, si të banuara ashtu edhe të pabanuara, ndërsa përhapja e rrufeshme e zjarrit ka vënë në alarm banorët dhe strukturat e emergjencës. Për shkak të përmasave të krizës dhe terrenit të thyer malor, operacionit të emergjencave civile dhe shërbimeve zjarrfikëse nga toka i është bashkuar edhe ndërhyrja nga ajri përmes dy helikopterëve. Probleme ka pasur edhe në zonën e Kashnjetit. “Siç e shihni, jemi përballë një zjarri në një nga zonat më të thella të Lezhës. Përhapja e flakëve ka qenë e menjëhershme, e ndihmuar edhe nga era e fortë. Pavarësisht gatishmërisë...
Burimi:
javanews.al