Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarret në Finiq, Ministria e Mbrojtjes publikon pamjet: Ndërhyrje nga ajri dhe toka, situata drejt normalizimit
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata në Finiq po shkon drejt normalizimit, pas një operacioni të gjerë dhe të koordinuar për shuarjen e vatrave të zjarrit që përfshinë zonën. Falë ndërhyrjes ajrore me helikopter të Forcës Ajrore dhe angazhimit të pandërprerë nga toka, flakët janë vënë nën kontroll. Në operacion morën pjesë 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri të bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull, 30 trupa të Forcave të Armatosura të Shqipërisë me 3 mjete zjarrfikëse, si dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor dhe 40 vullnetarë. Aktualisht, puna nga toka po vijon për të shuar plotësisht çdo vatër që mund të riaktivizohet në orët në vijim, veçanërisht në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë. Banorët në...