Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës
Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se është devijuar përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës për shkak të situatës së zjarreve në Delvinë. Postimi i Ballukut: Si pasojë e rrezikut të shtuar nga rënia e zjarrit në territorin e Delvinës, Policia Rrugore devijoi përkohësisht trafikun në drejtim të Qafës së Muzinës, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës. Skuadrat e ARRSH dhe kompanisë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës janë në terren për menaxhimin e situatës. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe i ftojmë ata të ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet...