Zjarret, ministri Vengu shkon në Finiq: Situata drejt normalizimit

Zjarret, ministri Vengu shkon në Finiq: Situata drejt normalizimit

Situata nga zjarret në Finiq po shkon drejt normalizimit, pas ndërhyrjes së koordinuar nga ajri dhe toka. Një helikopter i Forcave Ajrore ndërhyri nga ajri, ndërsa nga toka u angazhuan 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull. Në operacion morën pjesë edhe 30 trupa të Forcave të Armatosura, 3 zjarrfikëse shtesë, 5 punonjës të shërbimit pyjor, si dhe 40 forca vullnetare. Puna nga toka vijon me intensitet për të eliminuar çdo vatër që mund të riaktivizohet gjatë orëve në vijim, veçanërisht në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë. Banorët po kthehen gradualisht në shtëpitë e tyre. Autoritetet apelojnë për vigjilencë maksimale gjatë orëve të ardhshme, për të garantuar shmangien e rindezjes së zjarreve.