Zjarre në Malësinë e Madhe/ Digjet një automjet zjarrfikës, lëndohet një punonjës

Zjarre në Malësinë e Madhe/ Digjet një automjet zjarrfikës, lëndohet një punonjës

Një situatë e rënduar nga zjarret është regjistruar në Malësi të Madhe, ku disa vatra aktive janë përhapur në zonat Rrezë, Veshë, Delaj dhe Jeran, në Njësinë Administrative Kastrat. Gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, një automjet zjarrfikës është përfshirë nga zjarri dhe është djegur plotësisht. Një zjarrfikës ka pësuar djegie dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Situata më problematike paraqitet në zonën e Jeranit, ku aktualisht po veprojnë tre automjete zjarrfikëse dhe një autobot me ujë. Në terren ndodhen edhe strukturat vendore të emergjencave civile, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën...