Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr pranë magazinave të Bashkisë Lezhë, tymi shqetëson banorët dhe qarkullimin në autostradën drejt Milotit
Mëngjesin e sotëm, një zjarr ka përfshirë zonën rreth magazinave të Bashkisë Lezhë, pranë kryqëzimit të Rriles, përgjatë autostradës Lezhë-Milot. Flakët kanë kapluar një hapësirë ku depozitohen inertet dhe mbeturina ndërtimi. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërkohë që shtëllungat e tymit janë përhapur në zonën e banuar përreth dhe mbi aksin kryesor, duke shkaktuar shqetësime për banorët dhe rrezik për qarkullimin rrugor. Sipas burimeve, kjo nuk është hera e parë që zona përjetohet me zjarre, ndërsa ekzistojnë dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.