Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy banesa dhe një kishë pranë lagunës së Nartës
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Zvërnec, ku janë duke u djegur shkurre, por dhe duke u rrezikuar dy banesa dhe një kishë që ndodhet anës lagunës se Nartës. Dy zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat ndihmohen dhe nga era. Top Channel