Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Zjarr në zonën e ish- Fusha e Druve në qytetin e Shkodrës, digjen krejtësisht dy baraka, zjarrëfikëset…
👁6477
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu pasditen e sotme lagjen e komunitetit rom në zonën e njohur si ish-Fusha e Drurëve në Tepe, Shkodër. Flakët dogjën plotësisht dy baraka, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur shpëtimin e disa banesave të tjera të improvizuara, të cilat ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës,...