Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr në Zgërbonjë të Poliçanit, rrezikohen pyjet me pisha, situata nën kontroll
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në fshatin Zgërbonjë, Njësia Administrative Vërtop, në bashkinë Poliçan. Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, janë përhapur me shpejtësi në drejtim të kodrës me pisha, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi. Për të përballuar situatën, drejt zonës së zjarrit janë nisur dy mjete zjarrfikëse nga Berati me 7 efektivë, të cilët iu bashkuan forcave zjarrfikëse të Poliçanit në përpjekjet për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për të futur mjetet zjarrfikëse në thellësi të zonës së prekur, ndërhyrja është bërë kryesisht me mjete...