Zjarr në Vlorë e Gjirokastër, digjen dhjetëra ullinj shekullorë

Zjarr në Vlorë e Gjirokastër, digjen dhjetëra ullinj shekullorë

Dy vatra zjarri janë raportuar në orët e fundit në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, duke angazhuar shërbimet zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve. Në afërsi të fshatit Babicë të Vlorës, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, duke prekur edhe varrezat e zonës. Të favorizuara nga erërat e forta, flakët kanë rrezikuar banesat pranë, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e rrezikut. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Një tjetër vatër është raportuar në hyrje të fshatit Arshi Lengo, në Gjirokastër. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë menjëherë për të frenuar përhapjen e flakëve drejt banesave. Deri në këto momente, nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz në...